“Belinda Balluku i ka ditët e numëruara bashkë me Edi Ramën dhe ne këtë e dimë”, kështu u shpreh Ilir Alimehmeti në një intervistë në News24.

Gjithashtu ai theksoi se Zëvendëskryeministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen në situatën në të cilën ndodhej.

“31 tetor ishte data kur mori akuzat dhe në atë moment duhet të jepte dorëheqjen dhe të përballej me sistemin e drejtësisë. Sa i përket drejtimit duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Si mund të mendohet, nëse ke një qingj dhe mendon se ujku do të ndihmojë? Ne po ja themi që nuk do e ndihmojë. Në momentin që nuk dha dorëheqje , kryeministri duhet ta shkarkonte. Më pas u kërkua pezullimi nga pozicioni…Pezullimi i Ballukut nuk duhet të kishte shkuar në GjK. Të ishte e sigurt për pafajësinë e saj nuk do kishte asnjë problem. Të gjitha këta që mbajnë pozicionet e veta është për ta përdor postin për t’u mbrojtur. Fundi i historisë dihet”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe situatën e përmbytjeve në vend, për të cilën u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund të vijojë me të njëjtën sjellje dhe të tregojë papërgjegjshmëri.

Gjatë intervistës, ai tha se Rama në deklaratat e tij shpesh thotë ‘kanë ngrënë dardha’ pas shpine, ndërsa shton se kjo është një paaftësi totale. Gjithashtu shtoi se është shumë e rëndësishme tha ai që ky regjim të largohet nga qeveria.

“Ky nuk di as që nuk kishte energji të një hidrovor, apo që asnjë tjetër hidrovor nuk punonte. Kemi një kryeministër që thotë zv/kryeministrat kanë ngrënë kumbulla e dardha pa shpatulla. Të gjithë këta paska ngrënë kumbulla e dardha pas shpatullave. Të gjitha dihet që Balluku ka vjedhur. Veliaj ka vjedhur dhe me të do të merret drejtësia. Por problemi i parë është që të heqësh të gjithë fajtorët e kësaj situate dhe më pas na duhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset një njeri që nesër të mbajë përgjegjësi. Të jetë aty për njerëzit”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb