Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në studion e News24, u shpreh se ajo çka pritet të ndodhë më 28 janar kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, është me shumë gjasë “një grusht shteti” që mazhoranca do t’i bëjë institucioneve të drejtësisë, duke mos miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit nga Kuvendi të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Kulluri tha se ka dy skenarë që parashikohet të ndodhin më 28 janar.
“Një variant është që 5 anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve nuk do ta miratojnë kalimin e kërkesës së SPAK për në Kuvend. Do na fusin përsëri në spirale duke na e cuar në Kushtetuese.
Kjo do të ishte grusht shteti i hapur, goditje e një pushteti drejt drejtësisë. Nëse shkon në seancë plenare, do të ketë rrjedhje të rëndësishme votash nga të dyja palët”, tha Kulluri.
Edvin Kulluri: Jemi në republikë kryeministrore, dhe Kuvendi dhe pushteti vendor kanë dalë nga kontrolli, krizë shumë e rëndë demokratike ku kryeministri drejton çdo segment që ja lejon situata përvec drejtësisë. Të gjitha institucionet e drjetësisë janë në një përplasje retorike me qeverinë, prej janarit të vitit të shkuar.
Rama ka bërë antimiting ndaj SPAK në shesh.
5 anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve nuk do ta miratojnë kalimin e kërkesës së SPAK për në Kuvend. Do na fusin përsëri në spirale duke na e cuar në Kushtetuese.
Kjo do të ishte grusht shteti i hapur, kjo ëhstë goditje e një pushteti drejt drejtësisë. Nëse shkon në seancë plenare, do të ketë rrjedhje të rëndësishme votash nga të dyja palët.
Më shumë gjasa ka rrjedhje votash nga PS.
