Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është prezantuar sot ndryshimi ligjor sa i përket imunitetit të zyrtarë ve të lartë shtetërorë.
Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Rama i cili po i vërteton sipas tij shqiptarëve veprat penale të kryera prej tij, do të paguajë çmimin më të rëndë.
“Ky është akti më i rëndë dhe kriminal e poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Rama guxon të marrrë. Me këtë akt të pa shembullt Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriominale qendrojnë mbi ligjin, mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. Do ju vjedhin e ju kanë vjedhur. Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot. Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë aspiratave të shqiptarëve, shtetit ligjor dhe mbrojtja më e rëndë e sistemit të korrupsionit që kanë vendosur. Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk i mbetet gjë tjetër veç imuniteti, që tashmë i mbetet në dorë Ramës.
E paralajmëroj Ramën se do të paguajë çmimin më të shtrenjtë dhe po u vërteton shqiptarëve dhe botës se çfarë hajduti është. Data 20 po vjen”, tha ai.
