Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për çështjen e presidentit.
Ai është shprehur se në këto diskutime nuk pati progres, dhe se nuk pati lëvizje të reja. Asnjë rezultat për marrëveshje.
Megjithatë, sipas tij, takimet do të vazhdojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.
“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.
