Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ftuar në “Frontline” në News24, me gazetaren Marsela Karapanço ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo ka këmbëngulur se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson demokratët, të cilët më shumë se një herë e kanë treguar se kë mbështesin.

“Nuk mund të flasë në emrin tim dhe grupit parlamentar Alibeaj, nëse përfaqëson Ballën, ok.
Kemi një rezolutë të Këshillit Kombëtar që e ka shumë të qartë pozicionin e PD. Nëse do ishte ndjekur nga Alibeaj kjo rezolutë, nuk do të bëhej qesharak kur e ka tallur veç Ramës dhe Balla.

E kujt është Partia Demokratike? A votuan në 22 maj demokratët? Kush është partia? A janë demokratët dhe anëtarët? Është partia e demokratëve që jo një herë po shumë herë me votë e kanë zgjedhur kryetarin e tyre, më parë kanë shkarkuar Bashën dhe Alibeajn.
PD është e demokratëve që kanë votuar në 18 dhjetor. Kanë dalë për primaret, kanë votuar me 6 mars dhe kanë treguar kujt i përket PD.

Më 22 maj, 43 mijë demokratë votuan për kreun e PD. Kë përfaqëson Alibeaj? Ai flet vetëm në emër të Bashës, Ramës dhe Ballës.

Rama dhe Basha mund të kenë ende një marrëveshje që i referohet zgjedhjes së presidentit.

Rithemelimi e ka bërë të qartë që nuk bojkoton procesin për zgjedhjen e presidentit, por ky është një proces fals.

Rama është tallur me të gjithë. Nga bisedat me kolegë që flasin nën zë, ka kërkuar votimin me zarfe. Doli Kodheli me më shumë vota dhe pastaj vinin deputetët e tjerë. Të nesërmen tha që do e nxjerr nga grupi parlamentar. U tall më pseudo-opozitën që po përdoret për të nxjerrë emrat e saj. Ne kemi thënë jo pasi nuk përcaktohet qartë që është opozita që përcakton kandidatin.

Në mbledhjen e Rithemelimit kemi caktuar dy deputetë Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçit për të kontaktuar partitë e tjera të opozitës.

Ka pasur biseda me partitë e tjera opozitare që e kanë të qartë se Rama nuk ka ndërmend t’ia japë emrin e presidentit opozitës”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse më 29 maj në kryesinë e Kuvendit do çoje opozita emrat me 20 firma, zonja Vokshi tha se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit.

“Nëse biem dakord me partitë e tjera të opozitës dhe nëse vërtetohet se emri vjen nga opozita, jo propozime kot, presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit.

Pushteti i Ramës ndër vite, është 90 përqind tani sipas një studimi të fundit. Rama i ka marrë të gjitha pushtetet, ka ngelur vetëm presidenti të cilit edhe i ka hequr disa kompetenca.

Deri në një farë mase mund të bëjë balancimin e pushteteve nëse është një president me integritet, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi fars. Duhet të ketë vullnet politik të partive politike”, është shprehur ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: