Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kikia i cili diskutoi për aktualitetin në vend.  Kikia u ndal tek aksioni për sigurinë ushqimore i cili sipas tij çështjet janë me rëndësi kombëtare dhe se duhet diskutuar me shumë seriozitet.

Sipas tij siguria ushqimore është shumë dimencionale dhe me shumë përgjegjësi.  Kikia tha se konsumatori duhet të jetë i informuar se me çfarë ushqehet dhe se fushatat duhet të jenë një detyrë e përditshme.

“Cështjet e sigurisë ushqimore janë me rëndësi kombëtare. Me këto çështje nuk duhet vepruar me aksion. Për këtë arsye duhet diskutuar me shumë seriozitet. Siguria ushqimore të jetë edhe një prioritet për shtetin. Ajo që po ndodh aktualisht për sigurinë ushqimore vlen pasi bashkohen interesat e cilido qytetar pavarësisht statusit. Siguria ushqimore shumë dimencionale dhe me shumë përgjegjësi.Unë mendoj se siguria ushqimore nuk niset në fushatë dhe nuk niset nga pika fundore dhe mund të them se nuk është gjë normale. Shteti s mund të vendoset për një ditë, duhet të ndiqen hapat.  Do të ishte shumë mirë nëse edhe produktet si shalqiri të kishin edhe një bar kod. Unë mbështes çdo rregull të vendosur nga institucionet dhe qeveria për sigurinë ushqimore pasi ne nuk kemi siguri as për origjinën e produkteve. Këto fushata përveçse show, nuk bëhet gjë tjetër. Këto fushata duhet të jenë detyrë e përditshme. Qytetarët duhet të kontrollojnë edhe etiketat e produkteve që ata blejnë dhe konsumojnë. Konsumatori duhet të jetë i informuar se me çfarë ushqehet”, tha ai

Gjatë fjalës në studio, analisti dha opinion e tij edhe për aksionin e shembjeve të ndërtesave në Theth.  Ai u shpreh i keqardhur për dëmin që ishte shkaktuar financiarisht për qytetarët pasi ata kishin shumë kohë që investonin.  Kikia theksoi se qeveria duhet të ishtre treguar më elastike në këtë drejtim.

“Me gjithë atë që ndodhi në Shesh mua më dhemb vetëm dëmi i cili u shkaktua. Ato bujtina nuk u ngritën brenda natës. E gjithë ky aksion ka pasur edhe kosto për personat të cilët edhe e kanë investuar. Përfundimi është që banorët që janë të rrënuar mga ana financiare.Qeveria duhet të ishte treguar më elastikë në këtë drejtim , pasi ata njerëz pavarëshisht çështjeve nuk janë larguar nga vendi”, përfundoi Kikia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb