Menjëherë pasi u zyrtarizua se Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni, klubi i The Reds nisi punën për gjetjen e pasuesit. Shumë emra janë në listë, teksa së fundmi po merr jetë një alternativë mjaft konkrete.

Gjigandët e Liverpool janë të bindur se Slot, trajneri i Feyenoord, është zgjedhja e duhur. Slot fitoi Kupën  dhe  kampionayin sezonin e kaluar në Holandë, por, mbi të gjitha, ai ka një stil sulmues të lojës.

Burime të ndryshme, mes tyre edhe “The Athletic”, e konsiderojnë atë si kandidat real për të pasuar Jurgen Klopp. 45-vjeçari Holandez, Slot numëron 144 ndeshje në stolin e Feyenoord, me ekipin që ka grumbulluar 2.13 pikë për ndeshje.

 

Getty Slotarne20220524
Getty Slotarne20220524

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb