Pas shumë vitesh qëndrimi te Liverpool, Jurgen Klopp do të largohet nga The Reds. Klopp po numëron ndeshjet e fundit në pankinën e skuadrës, duke lënë mbrapa kështu një histori të vërtetë suksesi.

Klubi i Liverpool nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se kush do jetë tekniku i ri, në fakt në korridoret e zyrave të gjginadëve të Premier League përflitet për shumë emra.

Arne Slot nga Feyenoord, Gary O’Neil i Ëolverhamton dhe Thomas Tuchel Bayern Munich janë alternativat  që po studiohen për momentin, ndërsa pista Ruben Amorim sa vjen e zbehet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb