TIRANË

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimoi këtë të enjte në Apelin e Posacëm. Ai kundërshtoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë që e cilësoi fajtor për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë dhe dënoi me dy vite burgim.

Ish-zyrtari i lartë sipas verdiktit të gjykatës nuk mund të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjecare, ndërsa u vendos edhe konfiskimi i disa pasurive që i pandehuri nuk i justifikonte me burime te ligjshme.

Ish-prokurori i Përgjithshëm thotë se ky vendim është i padrejtë e për këtë shkak do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë, tashmë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb