Romelu Lukaku më në fund është rikthyer protagonist te Interi, por e ardhmja e tij është ende në diskutim të fortë me huazimin nga Chelsea që do të përfundojë zyrtarisht më 30 qershor.

Do të jetë një mision i  vështirë për ta mbajtur atë në Milano sepse, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, do të nevojitet të plotësohen tre kushte për të konfirmuar qendërsulmuesin belg te zikaltërit.

Kushti i parë: Trajneri i ri i Chelsea, Pochetino të vendosë të mos llogarisë në shërbimet e tij. Gjithashtu duhet që Interi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. E fundit dhe më e rëndësishmja, Blutë e Londrës duhet të pranojnë një huazim të ri të belgut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: