Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjes së deputetit të PL, Tedi Blushi në lidhje me ecurinë e hetimeve për çështjen “McGonigal”.

“Hetim paraprak dhe nuk mund të jap asnjë informacion dhe asnjë të dhënë”, tha Dumani.

Ndërkohë Blushi kërkoi nga kryeprokurori i Posaçëm, se përse organi i posaçëm nuk kishte hetuar denoncimin për shpërdorimin e detyrës së efektivëve të Policisë së Shtetit, në ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, duke e tërhequr zvarrë apo rrëmbyer.

“Përsa i përket pyetjes se përse nuk u hetuan policët që zbatuan urdhrin e arrestit të SPAK ndaj Ilir Metës, e thashë, është kompetencë e Prokurorisë së Juridiksionit Tiranë dhe jo e Prokurorisë së Posaçme. Nuk ishte subjekt i SPAK-ut ai rast dhe ndaj nuk është hetuar”, tha Dumani shkurtimisht në përgjigjen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb