Demokratja Adriana Kalaja ka reaguar pas përgjigjes që SPAK i ktheu për kallëzimin që ajo bëri në emër të PD-së ndaj Tërmet Peçit, për akuzën e abuzimit me tenderat. Në një reagim në rrjetet sociale, Kalaja i uroi punë të mbarë kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ndërsa shton se “i kam dhënë shansin të na tregojë “tërmetin” prej 66 milion Euro të Tërmetit (bashkë me 85 kallëzimet e tjera), dhe bashkëpunëtorëve të tij.”.
REAGIMI
Prag festash dhe prag detyre…….
Në vijim të dhuratës që më bëri Kreu i Organizatës Kriminale, Rama më 11 dhjetor, dhuratat vijojnë në këtë prag festash, por këtë herë nga SPAK.
Në fakt, unë e kam ditur shumë mirë që Tërmeti dhe Tërmetët e tjerë apo Zeqinetë, nuk do të më votonin, por kjo përveç se më bën krenare për gjithë sa kam bërë në këto vite, më jep më shumë force të shkoj përpara.
Duke i uruar punë të mbarë Kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, i kam dhënë shansin të na tregojë “tërmetin” prej 66 milion Euro të Tërmetit (bashkë me 85 kallëzimet e tjera), dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Unë jam në pritje……., se
Sherifi i Ri ka ardhë në qytet 😉
Kush e ka rradhën?
