Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka folur në lidhje me librin e tij të fundit, të titulluar “Nata e zjarrit të bardhë”.

Vepra është një rrëfim për shembjen e Teatrit Kombëtar para 3 vitesh, çështje kjo që sipas Budinës ende nuk ka përfunduar me gjithë fjalët e pushtetit.

Ai u shpreh se sot ende kemi një truall “të zhveshur e të braktisur”, teksa shtoi se nuk kishte nevojë të nxitohej për prishjen e teatrit asokohe.

Sipas tij kjo vepër ishte një detyrim ndaj njerëzve që mbrojtën kauzën e teatrit deri në momentet e fundit të godinës.

“Çështja e teatrit ende nuk ka përfunduar me gjithë fjalët e pushtetit. Sot ende kemi një truall të zhveshur e të braktisur. Pse duhet të nxitohej të prishej në atë mënyrë kur kanë kaluar 3 vite dhe nuk është bërë asgjë. Ishte një detyrim për mua ndaj atyre njerëzve që e mbrojtën këtë kauzë.

Libri nuk është një roman klasik, është një llj alegorie për të shprehur atë që ndodhi me teatrin kombëtar. Ky titull qëndron shumë mirë pasi nga një koncept lindin dy koncepte”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: