Një çështje e re te Napoli. Mario Rui ka kërkuar rinovimin e kontratës, por kjo nuk është pranuar nga klubi. Mbrojtësi ka një marrëveshje ekzistuese deri në vitin 2025, por dëshira e tij ishte për zgjatjen edhe një vit më shumë të bashkëpunimit.
Mario Rui tashmë është i pakënaqur nga refuzimi i bërë dhe ka mundësi të largohet nga kampionët e Italisë. Vlerësimi i Napolit megjithatë është i lartë, Presidenti De Laurentiis ka kërkuar 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Ish-futbollisti i Romës dhe Empolit, mund të shyqrtojë propozime të ndryshme Ligës Saudite, sakaq vlen të theksohet se brenda Italisë interesim ka shfaqur Lazio.
(BalkanWeb)
