TIRANE

Është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Djali i ish kryeministrit ka kërkuar dënimin e Taulant Ballës për deklarimet e tij, ku ai e akuzon Shkelzen Berishen per mospagim te taksave.

Taulant Balla nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa gjatë fjalës së tij për mediat Shkëlzen Berisha u shpreh me ironi se do ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet.

“Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm. Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla”- tha Shkëlzen Berisha.

Seanca e radhës do të kryhet në datë 27 nëntor ne Gjykaten e Tiranes.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb