SHKODER– Gjyqtarja Izabela Radovani refuzon serish të gjykojë shtetasin Frederik Tata në gjykatën e Shkallës se Parë. 50-vjeçari është i dyshuar për prostitucion, ndërsa avokati mbrojtës Ilir Golemi ka kërkuar lehtësim te masës se sigurisë “arrest me burg”.

Në seancën e para pak ditëve gjyqtarja Radovani nuk dha një vendim, por u shpreh se do të japë dorëheqjen nga kjo çështje për shkak se i dyshuari Tata e ka akuzuar gjyqtaren për korrupsion.

Gjykata e shkalles se Parë nuk e ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares Radovani ndaj është detyruar te vazhdoje serish me këtë çështje.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se edhe sot Frederik Tata ka ngritur tonet në sallën e gjyqit duke akuzuar gjyqtaren Radovani dhe duke i thënë: “çfarë do ti këtu, a ke dhënë dorëheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund të me gjykosh mua”.

Duke pare situatën e tensionuar gjyqtarja Radovani ka refuzuar serish ta zhvillojë seancën për zëvendësim mase sigurie për Frederik Taten. Tashme duhet pritur se cili do jete vendimi i radhës i gjyqtares Radovani nëse do zëvendësohet me një gjyqtar tjetër te shkalles se pare apo do vazhdoje ajo ne këtë çështje.

Seanca ka zgjatur me pak se 5 minuta dhe gjyqtarja Radovani ka refuzuar ta zhvilloje gjyqin. Frederik Tata mbetet serish ne “arrest me burg” duke qene se ende nuk ka një vendim të ri për të.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb