Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u pyet sot nga gazetarët në lidhje me mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.
Çuçi tha se shumë shpejt do të mësohet qëndrimi i PS-së.
“Në forumet e Kuvendit janë shprehur, dhe do e mësoni nga këshillat që janë mbledhur për këtë çështje. Do e mësoni shumë shpejt qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë i grupit të PS s’ka lidhje me implikimin e Xhaçkës në çështje që nuk janë ligjore. Të shohim se ça do të sjellë si opinion forumet e Kuvendit dhe më pas do të flasim.”, tha ai.
(BalkanWeb)
