Konflikti Rusi-Ukrainë është kthyer në kryefjalën e mediave botërore ditët e fundit, pasi nisja e luftës mes dy vendeve është më pranë se kurrë. Tanke, artileri e rëndë dhe mbi 140 mijë ushtarë rusë ndodhen në kufi me Ukrainën.

Kjo situatë ka shqetësuar jo pak vendin e fuqitë Perëndimore, që janë angazhuar me dialog për të sheshuar tensionet. Së fundmi, një grup ekspertësh janë të fokusuar për të zbuluar mesazhin e shkronjave “Z” të stampuara në mjetet ushtarake ruse.

Videot e postuara në mediat sociale ka treguar qindra tanke, automjete komunikimi dhe raketahedhës. Shumë nga ata të kapur në kamera janë pikturuar me një “Z” brenda një katrori të madh të bardhë.

Gazetari i Bellingcat, Aric Toler, thotë se grupi i tij ka monitoruar simbolet ushtarake ruse për tetë vitet e fundit, por ata “nuk e kanë idenë se çfarë është [Z]” dhe nuk i kanë parë më parë.

Të tjerë kanë spekuluar se Rusia po huazon një lojë të përdorur në Luftën e Dytë Botërore nga aleatët që përdorën simbole për të shmangur incidentet mes njëri-tjetrin, pasi shumica e tankeve të Ukrainës janë të epokës sovjetike dhe ngatërrohen lehtësisht me flotën ruse. Ka gjithashtu spekulime se “Z” mund të përfaqësojë armikun rus nr. 1, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për të ngatërruar më tej gjërat, “Z” nuk është një shkronjë në alfabetin cirilik të Rusisë.
Ndërsa fenomeni i asaj që disa e kanë quajtur “Skuadra Zorro” është relativisht i ri. Kujtojmë që në orët e vona të së shtunës, një shpërthim masiv shpërtheu një tubacion gazi në, Luhansk në Ukrainën lindore, ndërsa situata të tensionuara ka pasur thuajse çdo ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb