Duhanpirja dhe efektet negative që sjell konsumimi i tij dihen prej kohësh, por çfarë i ndodh trupit të njeriut pasi vendos të mos konsumojë më cigare?
Efektet e lënies së duhanit mund të jenë tronditëse, veçanërisht kur ndryshimet afatshkurtra dhe përmirësimet e shëndetit vërehen me vështirësi. AsapSCIENCE ka publikuar një video ku tregohet hap pas hapi se si reagon në trup lënia e duhanit.
Pas 20 minutave:
Ritmi i zemrës dhe shtypja e gjakut i rikthehen niveleve normale.
Të ftohtit që e ndjeni si pasojë e nikotinës, i rikthehet normales.
Pas dy ore:
Fillojnë dëshirat ekstreme për nikotinë, që shkaktojnë marramendje dhe vështirësi për të fjetur
Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të dopaminës, e cila lirohet nga nikotina
Pas tetë ore:
Oksigjeni që gjendet në enët e gjakut i rikthehet normales, pasi të pastrohet nga thithja e monoksidit të karbonit
Pas 24 orësh :
Fillon të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve koronare
Pas 48 orësh:
Nikotina dhe përbërësit e vet eliminohen krejtësisht nga trupi
Nervat e dëmtuara fillojnë të rirriten
Shqisat e shijes të cilat ishin dëmtuar nga katrani dhe kimikalet e ndryshme fillojnë ta rikthejnë ndjeshmërinë e tyre (ushqimi fillon të ketë shije më të mirë)
Pas 72 orësh:
Filloni të keni marramendje, dhimbje dhe depresion
Pas një muaji:
Rreziku për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zvogëluar
Tre – nëntë muaj:
Strukturat e dëmtuara në mushkëri janë riparuar
Simptomat si kolli dhe problemet me frymëmarrje janë eliminuar thuajse të gjitha
Pas një viti:
Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës zvogëlohet për thuajse 50 për qind.
Pas dhjetë viteve:
Mundësitë për zhvillimin e kancerit të mushkërive zvogëlohen për rreth 50 për qind
Pas 15 viteve:
Rreziku për sulme në zemër i rikthehet nivelit të njëjtë me dikë që nuk ka konsumuar duhan asnjëherë në jetë.
(d.d/BalkanWeb)
