Inter e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke fituar pastër me rezultatin 4-0 në San Siro ndaj Genoas.

Siparin e golave për Interin e hapi Milan Skrinar, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga goditja e këndit.

Nuk mjaftoi shumë dhe 8 minuta më pas, do të ishte radha e sapoardhurit Calhanoglu për të lënë gjurmë në këtë gabim.

Pjesa e parë do të përfundonte me këto shifra dhe me lojën të dominuar totalisht për zikaltrit. Në pjesën e dytë, Arturo Vidal, shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga Skriniar.

Pak minuta më vonë, do të shënonte golin e katërt Edin Dzeko.

Boshnjaku realizoi mjeshtërisht me kokë, për të mposhtur për të 4 herë në këtë mbrëmje portierin Salvadore Sirigu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb