Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Open” në News24, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu në protestën e opozitës.

Ajo deklaroi se pas një komunikimi që pati me Erzen Breçanin,ish-drejtor policie,  i cili ishte dhe personi që neutralizoi autorin dhe më pas e largoi atë nga turma për të mos e dhunuar, i ka komunikuar dhe bisedën që ka pasur me të.

Breçani e ka pyetur: Çfarë kishe me Berishën, pse e godite?

Ndërsa i riu mësohet se i ka thënë: Ishte diçka për t’u bërë!

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb