KORCE- Reshjet e shiut dhe breshëritë sollën probleme të shumta në disa zona të bashkisë Korçë, ku banoret dhe fermerët po bëjnë bilancet. Në Porodinë dhe Goskovë të Korçës ka patur dëmtime të kulturave bujqësore. Fermerët ja hedhin fajin kanaleve kulluese të papastruara prej vitesh.

Në Goskovë ku përroi i fshatit doli nga shtrati duke marrë përpara makina e banesa, banorët po nxjerrin jashtë baltën. Ndërkohë që bashkia ka sjellë disa mjetë për pastrimin e rrugëve, por edhe të pikave problematike.

Dëme të konsiderueshme ka patur edhe në biznese.

Për situatën e krijuar nga shiu e breshëri sipas përfaqësuesve të Drejtorisë së Bujqësisë Korçë, zgjidhje është sigurimi i të mbjellave, pasi nuk ka mekanizma të tjerë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb