Muzika ka qenë pjesë e strukturës intime të lidhjes njerëzore, gjendjes së mirë shëndetësore dhe e komunikimit, për mijëra vjet.

Një temë e trajtuar dhe në emisionin Vila24 me moderatoren Anila Çela na zbuloi akoma më shumë sesi muzika flet për personalitetin tonë, karakterin dhe stilin e jetës. DJ Arlindo Leti dhe koreografja Rexhina Cuko të ftuar në News24 folën mbi temën.

“ Unë edhe kur zgjohem në mëngjes pa hapur sytë mirë dëgjoj muzikë elektronike, më saktë fle gjumë me të. Njerëzve u duket e rëndë por në fakt jo, ka muzikalitet. Muzikën shqiptare e dëgjoj shumë pak për qejf, më shumë e i dëgjoj për punën”- tha Leti e ndërkohë Rexhina u shpreh se nuk dëgjon muzikë fare.
“Unë nuk dëgjoj muzikë fare gjatë ditës dhe në momentet e pushimit dua një qetësi totale pasi kur e ke dhe pjesë të punës bëhet shumë e loshme. Madje dhe në Clube nuk dal që kur isha në gjimanz pasi dhe muzika që luhet atje nuk është ajo që më pëlqen a relakson”- tha Cuko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb