Pothuajse të gjithëve ju ka ndodhur të gëlltisin çamçakëz. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh pasi gëlltisni çamçakëz? A tretet ai? Çfarë problemesh shkakton?

Nëse gëlltisni një sasi të madhe çamçakëzi për një periudhë të shkurtër kohore mund të bllokojë traktin digjestiv. Sipas mjekëve nëse sasia e çamçakëzit është e madhe dhe shumë e ngurtë mund të shkaktojë pothuajse të njëjtat probleme në stomak siç mund të shkaktojë gëlltitja e ndonjë monedhe. Kjo gjë mund të konsiderohet si më serioze tek fëmijët e vegjël, shkruan “shëndeti”.

Çamçakëzi është i përbërë nga materiale natyrale dhe sintetike. Trupi mund të përthithë materialet natyrale si për shembull ëmbëlsuesit, por nuk mund të tresë çamçakëzin. Ai mund të kufizojë lëvizshmërinë e zorrëve, por mund të dalë me jashtëqitjen.

Parandalojeni gëlltitjen e çamçakëzit, sidomos fëmijët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: