TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të pasardhësit të tij për tubimin e djeshme në Kukës, ku dhjetra qytetarë protestuan kundër taksës për Rrugën e Kombit.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha akuzoi Ramën se e shndërroi natën e Pashkës në natë terrori. Ai ka publikuar në faqen e tij edhe një mesazh të një nëne nga Kukësi, e cila theksoi në denoncimin e saj se qyteti gjatë natës përjetoi momente terrori.

REAGIMI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama, qe shnderroi naten e Pashkes ne nate terrori, do te kete ndeshkimin e Zotit!
Lexoni mallkimin e nanes dixhitale! sb
“Doktor jam nje nane nga qyteti i Kukesit ,mbrame naten e Pashkes pas mesnate Kuksi ka perjetuar njeren prej neteve te terrorit stalinist me te eger me te zi qe nga vitet 50 te shekullut qe shkoje. Pesë police me kapuçe te zi ne koke te rrasur thelle me kane marre dy nipat duke share dhe bertitur sikur te ishin shtaze dhe jo njerze se keni gjuajtur policine me gure, njani nga nipat e mije nuk kishte qene as ne proteste nuk di çka te theme per tmerrine qe kemi pa mbreme ne ora3 te mengjesit vetem qe Edi Rama dhe ata qe ne e bane naten e Pashkes, nate te zeze terrori paçin mallkimin e zotit!”
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: