Ditën e djeshme Kiara Tito ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një veprimi që u ra në sy të gjithëve. Papritur, ajo fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me Luizin dhe e hoqi atë nga lista e ndjekësve.

Lajmet për një krizë mes çiftit, të cilët po presin edhe një fëmijë, u bënë virale në rrjet, por nuk ka vonuar shumë dhe ata kanë sqaruar se çfarë ndodhi.

Çfarë ndodhi? Zbulohet arsyeja pse Kiara fshiu fotot me Luizin dhe e

Mbrëmë, Luizi ka hyrë “live” në Instagram dhe ka treguar se ky ishte një rreng i Kiarës, që ai e ka besuar si gjithë publiku.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kërkoj ndjesë për ata që janë shqetësuar, sepse unë e di që ka disa që na doni shumë. Por e bëra sepse ju thoni ‘jo Kiara nuk është stratege; jo po se Kiara kështu-ashtu’… Ja shikojeni Kiarën!”

Ndërsa Luizi tha se edhe ai e hëngri rrengun e Kiarës.

“Akoma s’e kam marr veten! Po pi cigare në ballkon. Nejse ishte e bukur, e hëngra.”

Kiara zbuloi se së shpejti do të postojë edhe videon e reagimit të Luizit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: