Valë me frekuencë të lartë që rrotullohen në mënyrë të kundërt me diellin i kanë lënë shkencëtarët të hutuar, pasi shpërthimet e papritura të energjisë po lëvizin me shpejtësi, gjë që shkon kundër asaj që njihet deri tani.

Një ekip nga Qendra e Abu Dabit për Shkencën Hapësinore të Universitetit të Nju Jorkut analizoi për 25 vjet lëvizjet në hapësirë ​​dhe në tokë të valëve të energjisë nga dielli, zbuluan një grup të ri valësh që lëviznin në drejtim të kundërt të rrotullimit të diellit, duke udhëtuar në mënyrë të pashpjegueshme më shpejt se sa ishte e mundur teorikisht.

Këto valë shfaqen si një model vorbullash, në një lëvizje rrotulluese, në sipërfaqen e diellit dhe lëvizin me shpejtësi tre herë më të madhe se llojet e tjera të valëve.

Diell

Të njohura si valë retrograde me frekuencë të lartë (HFR), ato ofrojnë një pasqyrë të paparë në funksionimin e brendshëm të një ylli dhe një ditë mund të çojnë në lloje të reja të fizikës, pasi studimet vijuese përpiqen të shpjegojnë se si mund të jenë kaq të shpejta.

Brendësia e diellit, si yjet e tjerë të llojit të tij, nuk mund të imazhohet nga astronomia konvencionale, qoftë ajo optike, me rreze x apo teknika infra të kuqe.

Kjo do të thotë që shkencëtarët duhet të mbështeten në interpretimin e shenjave sipërfaqësore të një sërë valësh drite, në mënyrë që të kuptojnë se çfarë po ndodh thellë brenda. Këto valë të reja retrograde me frekuencë të lartë, të emërtuara për shkak të drejtimit të tyre kundër, mund të jenë ende pjesë e enigmës në kuptimin tonë të yjeve.

Ndërveprimet komplekse midis valëve të tjera të njohura dhe magnetizmit, gravitetit ose konvekcionit mund të nxisin valët HFR me shpejtësi të papritur, parashikon ekipi, raporton “Daily Mail”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: