Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se inkursioni i dyshuar i dronëve rusë në Poloninë fqinje mund të ketë ndodhur “gabimisht”.
“Mund të ketë qenë një gabim,” u tha Trump gazetarëve.
Vërejtja e tij, që dukej se kërkonte justifikime për Rusinë, pasoi një përgjigje fillestare të paqartë ndaj aktit provokues të Moskës që i ka shqetësuar aleatët e Shteteve të Bashkuara në NATO në Evropë.
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!” postoi Trump në platformën e tij Truth Social të mërkurën në mëngjes, gati gjysmë dite pasi Polonia njoftoi se disa dronë rusë hynë në territorin e saj gjatë shumë orëve dhe u rrëzuan me ndihmën e aleatëve të NATO-s.
Komenti i Trumpit ishte në kontrast të thellë me dënimin e fortë nga disa udhëheqës evropianë dhe ishte dukshëm më pak i fuqishëm se ai i ambasadorit të tij në NATO, Matthew Whitaker.
“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi Whitaker në X.
Inkursioni ndodhi ndërsa udhëheqësi amerikan po përpiqet të bindë presidentin rus Vladimir Putin të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta paqeje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës më shumë se 3-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.
