Në një kohë që situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte e qetë pas përplasjeve të vazhdueshme me protestuesit, një veprim i policisë së shtetit ka habitur.

Edhe pse nuk ishin aspak nën sulmin e të rinjve, efektivët kanë marrë urdhër që të tërhiqen drejt Kryeministrisë, duke marrë me vete edhe autobotet e ujit.

Nuk dihet ende arsyeja e një lëvizje të tillë apo nëse kemi të bëjmë me një skenar taktik. Por teksa efektivët tërhiqeshin, drejt tyre marshuan edhe protestuesit. Efektivët dhe studentët u bashkuan së bashku para Kryeministrisë.

Prej këtij momenti, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk pati më përplasje të dhunshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb