Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku janë rikthyer në ambientet e Kryeministrisë, pasi morën pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa më herët kreu i qeverisë, i pyetur nga Deutsche Welle për këtë çështje është shprehur se drejtësia ka punën e saj.

Zv/kryeministrja u shfaq në komunikimet me ish-vartësin e saj, Evis Berberi, i cili ishte kreu i ARRSH në kohën e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Këto komunikime ngritën edhe më tej dyshimet për ndikimin e jashtëligjshëm të Ballukut në tenderin e tunelit të Llogarasë, me një dëm të përllogaritur në dhjetëra miliona euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb