Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga qytetarët se çfarë pret nga Gjykata më 22 janar lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
Berisha tha se tanimë s’ka asnjë vlerë dhe se sipas tij janë dhënë shuma marramendëse për këtë çështje.
“Vendimi me 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë. Por masa e sigurisë u hoq. Është vendim “pas vdekjes”. Skam ë asnjë vlerë. Rama Fitoi. Janë derdhur shuma kolosale. Pasi mori licencën e dëgjuat se si sulmoi sot”, tha ai, duke shtuar: “Edi Rama ka marrë Lubi Ballukun e ka çuar në Ankaranë. Në Ankara është Edi Rama që ka organizuar takimin me kompanitë të cilave ua dha tenderin me Lubia, 50 milionë euro më shumë.Kështu që Edi Rama në fakt, në të vërtetë po mbron vetëm veten e tij. Po Edi Rama ka afera të tmerrshme të tjera. Ai që Arben Ahmetaj e ka quajtur kopshti privat i Edi Ramës apo Akshin”.
