Kreu i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në News24, komentoi pritshmëritë nga kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës.

Ai u shpreh se emrat e ministrave nuk kanë rëndësi, pasi kryeministri kontrollon çdo aspekt të qeverisjes. “Të gjithë janë Rama i arsimit, Rama i ekonomisë, Rama i shëndetësisë – thjesht marrin urdhra,” u shpreh Alimehmeti.

Ai theksoi se qeveria flet shumë por nuk vepron, dhe se vendit i mungon një strategji reale për problemet kryesore.

Ilir Alimehmeti: Në PS nuk ka debat, Rama vendos për gjithçka. Nuk kanë rëndësi emrat e ministrave të rinj, sepse kryeministri vendos për çdo gjë në Shqipëri. Gjithë mbiemrat e ministrave janë Rama i arsimit, Rama i ekonomisë, Rama i shëndetësisë.

Ata thjesht marrin urdhra. Kjo qeveri flet shumë dhe nuk bën asgjë. Kush ia lëviz Ramës çështjen e ujit, të turizmit, për ujërat e zeza? Janë shumë probleme, për të cilat faje ka direkt qeveria. Këtu nuk ka strategji, ka vetëm arna, prandaj duhet një strategji krejt ndryshe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: