Juristja Adriana Kalaja është shprehur se fati i Belinda Ballukut është i përmbyllur.

Në një intervistë në “Studio24”, theksoi se sa më shumë që ta vazhdojnë ta mbrojnë zëvendëskryeministren “gropa” në të cilën do të bjerë do të jetë edhe më e madhe.

“Sado që ta zgjasin fati i Ballukut është i përmbyllur. Sa kohë që janë të evidentuara të gjitha shkeljet abuzimet dhe korrupsioni dhe kjo për aq sa e njoh çështjen është maja e ajsbergut për atë çfarë pritet ti faturohet në ditët në vijim Belinda Ballukut. Sa më shumë të vazhdojë mbrojtja aq më e thellë do të jetë edhe gropa që do të bjerë. Por e gjitha kjo që po bëhet, në Këshillin e Mandateve dhe ndryshimet në Kodin e Procedurë penale janë tentativa që Edi Rama të mbrojë veten. Mendoj se mund të zgjatet edhe pak në kohë por përfundimi do jetë me heqjen e imunitetit dhe mandatit të zonjës Balluku. Ndikimi që kërkon Rama të bëjë te Kodi i procedurës penale është sepse ndodhet në hall të madhe dhe ka rrëzuar të uji i ka shkuar tek këmbët”, tha mes të tjerash ajo.

Gjithashut Adriana Kalaja analizoi situatën në PD, lëvizjet e Ervin Salianjit dhe protestat e opozitës. Gjatë kësaj intervistës, Kalaja tha se qeveria teknike është sipas saj zgjidhja më e mirë.

“PD ka ngecur në dhënien e zgjidhjes së alternativës. Sot qytetarët, demokratët nuk binden për çfarë ka ndodhur, pasi theksoj se nuk mjafton vetëm me fjalë. Nga jashtë nuk shikohet e gjithë problematika që ka brenda, këto bashkime pas një çarje kaq të madhe nuk janë shumë të lehta. Bashkimin në diversitet është shumë e lehtë për ta thënë por edhe zgjedhjet e 11 majit dëshmuan se PD duhet të marrë më seriozisht betejat”, tha Kalaja.

Më tej vendosi theksin te qeveria teknike, duke thënë se për të është një zgjidhje e mirë. Sipas saj Partia Demokratike duhet të punojë në disa fronte. Më tej shpjegoi edhe qëndrimin për të cilin ndahet nga qasja e Salianjit.

E ndalur te protesta, Kalaja tha se presioni ka bërë punën e saj dhe po ashtu edhe denoncimet e bëra nga opozita në SPAK kanë pasur rol.

“Qeveria teknike për mua është një zgjidhje e mirë. Unë ndahem këtu me Salianjin, sepse ‘Berisha nuk thotë që Rama nuk mundet me votë’, por thotë që në këtë mënyrë që Rama ka ngritur sistemin “nuk mundet me votë”. Alternativa e PD është që ne në zgjedhjet e radhës duhet të shkojmë me qeveri teknike. Personalisht mendoj se duhet punuar në disa fronte. Një forcë politike duhet të ketë një qëllim të caktuar. Protesta apo Foltorja për çfarë bëhet? Nuk presim që Rama të rrëzohet më21, por ky presioni besoj se ka arritur shumë sepse janë bërë kallëzime në SPAK”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: