Pedagogu, Ergys Mërtiri, theksoi se do të jetë interesant vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi për të marrë vendime autonome.

Mërtiri shton se GJK më 12 dhjetor mund të ndikohet nga presioni i publikut ose i politikës

“Gjykata Kushtetuese deri tani ka treguar se nuk ka fuqi dhe forcë për të pasur autoritetin e duhur, për të marrë vendime të drejta dhe autonome.
Është një gjykatë që është ndikuar shumë nga presione mediatike dhe politike.

Presioni në gjykatën është i madh. Vendimi për Ballukun do të ndikohet nga do ndikohet më shumë nga presioni publik apo politik. Këtë vlen ta shohim.

Nuk është hera e parë që GJK zhgënjen. Për mua mendimi që mori për të mbrojtur Veliajn ishte shumë i madh, këtu ajo tregon që hëngri presionin e madh të publikut. Në këtë radhë publiku është në krahun tjetër dhe Rama në krahun tjetër.

Publiku do që të dënohet Balluku kurse Rama do ta mbrojë. Varet se kë presion do hajë më shumë kjo gjykatë. Shpresoj që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.”, tha Mërtiri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb