Numri një i stolit të Interit, Christian Chivu doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bodo/Glimt, ku do kërkohet përmbysja pas humbjes 3-1 në aktin e parë të Play off në Champions.
“Jemi gati fizikisht dhe psikologjikisht për ta përballuar këtë ndeshje dhe ato që vijnë më pas në kampionat. Duhet të jemi gati në çdo pikëpamje.
Na duhet të luajmë me qetësi, pa u ndjerë nën presion. E dimë që mund të fitojmë, më intereson qasja që do do të kemi në fushë. Nga ndeshja e parë ka mbetur shija e hidhur e rezultatit, mund të bënim më mirë. E kemi marrë veten menjëherë, është forca e kësaj skuadre.
Mungesa e Lautaro Martinez? Kemi shumë lidera, të gjithë ata që zbresin në fushë japin ndihmën e tyre. E bëjnë mirë që në fillim të sezonit. Lojtarët e dinë mirë që kontributi i tyre është thelbësor. Më pëlqen dëshira, uria dhe përulësia e tyre. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.
