Në Itali, katër ekipet pjesëmarrëse në Champions, Atalanta, Inter, Juventus dhe Napoli, janë të gjitha me “laps e letër” në dorë duke bërë llogari, sa shanse kanë për të vijuar më tej dhe sa shanse kanë për t’u përballuar ndërmjet tyre në fazën “play-off”.
Për momentin, vetëm Atalanta ka shanse për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt, për të siguruar një vend mes tetë ekipeve të para, në një kohë kur ekipi i Gjimshitit aktualisht ndodhet në vendin e 13-të në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe tetë ekipeve të tjera, ndërkohë kanë dhe një diferencë plus 1 gol.
Atalanta ndiqet nga Inter dhe Juventus me një pikë më pak në klasifikim, ndërkohë Napoli aktualisht e sheh veten jashtë Champions League, renditen në vendin e 25 me 8-të pikë.
Kujtojmë që tetë ekipet e para kualifikohet direkt në fazën e 1/8, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i 9-të në vendin e 16-të do ta luajnë ndeshjen e kthimit të “play-off” në shtëpi, ndërsa ekipet nga vendi i 17-të deri në vendin e 24-ët nuk do të jetë kokë grupi gjatë shortin të fazës “play-off”.
Sigurisht, janë ende edhe një xhiro për t’u luajtur, ndeshje që pritet të përcaktojnë përfundimisht fatin e katër ekipeve italiane në Champions, por nuk përjashtohet mundësia që në fazën play-off të ketë përballje direkt mes ekipeve italiane, madje shanset janë shumë të larta.
