Spektakël dhe emocione në Champions League! Dy skuadrat italiane Napoli dhe Roma sigurojnë fitoret e para në fazën e Ligës të Chamions League. Napoli siguron fitoren e parë europiane, duke mposhtur Bodø/Glimt me rezultatin 4-3, në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Të besuarit e Max Allegrit kalojnë në avantazh që në minutën e parë me një super gol të Politanos , por norvegjezët reagojnë me Hauge, duke barazuar shifrat. McTominay rikthen epërsinë për napolitanët, ndërsa në pjesën e dytë Helmersen vendos baraspeshën në 2-2. Në momentin më të vështirë, McTominay shënon sërish për 3-2, ndërsa një autogol i Bjørtuft vulos praktikisht fitoren e Napolit. Fet shënon në shtesë, por vetëm për të ngushtuar diferencën. Napoli triumfon 4-3 dhe merr tri pikët e para në këtë edicion të Champions League.

Festë edhe në kryeqytetin italian! Roma mposht bindshëm Slovan Bratislavën me rezultatin 4-0, duke regjistruar fitoren e parë në Champions League pas shtatë vitesh.

Skuadra e Gasperinit zhbllokon sfidën me Hermoson në minutën e 21-të, ndërsa Molina dyfishon shifrat në fund të pjesës së parë. Pisilli shënon golin e tretë në minutën e 53-të, ndërsa Malen vulos rezultatin përfundimtar nga pika e bardhë e penalltisë, pesë minuta më vonë.

Një mbrëmje pozitive për futbollin italian, me Napolin që fiton në një ndeshje spektakolare dhe Romën që rikthehet fuqishëm te suksesi në arenën europiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: