Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick doli në konferencë para ndeshjes ndaj Copenhagen në Champions League.
“Shpresoj që skuadra të ndihet mirë dhe e sigurt. Duhet ta respektojmë Copenhagenin. Gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë punën tonë dhe do të duhet të luajmë në mënyrën më të mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Qëllimi është të kualifikohemi në tetë të parat.
Jemi të përqendruar në lojën tonë, në atë që kemi në dispozicion. Kemi një ndeshje të vështirë. Nuk do të gjejmë justifikime dhe jemi të etur dhe të sigurt.
“Jemi të sigurt në stilin tonë, në mënyrën se si luajmë. Kjo është Liga e Kampionëve dhe ka të bëjë me arritjen e potencialit tonë të plotë.”
