Janë mbyllur me surpriza 8 takimet e para të Champions League. Kryendeshja mes Mançester Sitit dhe Juventusit ka përfunduar me fitoren 2-1 të italianëve të cilët kanë përmbysur rezultatin e anglezëve falë golave të mandzukiç dhe Moratës.

Bardhezinjtë sigurojnë kështu 3 pikët e para në grup dhe për më tëpër ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Siti. Në takimet e tjera spikat fitorja e Real Madridit 4-0 ndaj Shahtjor Donjeck. “Los Blancos” fituan falë golave të shënuar nga Benzema dhe Ronaldo i cili edhe sot ka rezluzuar një 3 golësh duke treguar se po kalon një moment fantastik.

Ndërkohë djajtë e Mançester Junajtid kanë pësuar disfatë ndaj PSV-së në fushën e këtyrë të fundit duke u mundur 2-1. Përveç humbjes, anglezët kanë humbur edhe mbrojtëesin Luke Shou i cili ka thyer këmbën gjatë një dyluftimi. Në sfidat e tjera Volfsburgu fiton minimalisht ndaj CSKA-së së Moskës 1-0, Atletiko Madrid mposht në transfertë turqit e Gallatasarajit me rezultatin 0-2, benfika kalon lehtësisht 2-0 Astanën në shtëpi dhe Sevija fiton 3-0 ndaj gjermanëve të B.M’gladbah.

Ja rezultatet e plota:
PSG-Malmo 2-0
Real-Madrid-Shahtjor 4-0
Volfsburg-CSKA Moskë 1-0
PSV-Man.Junajtid 2-1
Gallatasaraj-Atl.Madrid 0-2
Benfika-Astana 2-0
Man.Siti-Juventus 1-2
Sevija- B.M’gladbah 3-0

PanoramaSport

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: