Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti mbetet tifozi më i zjarrtë i Interit. Si në çdo sezon tjetër, edhe për këtë edicion, Moratti shpreson se zikaltërit do mund të bëjnë mirë në Champions League.

“Porto është një ekip i fortë dhe i organizuar, është e vështirë të përballesh me ta. Sergio Conceiçao ishte një lojtar i mirë dhe një djalë i zgjuar, gjë që është vendimtare për t’u bërë një trajner i madh. Mund të mos tingëllojë si një sukses për t’i eliminuar ata, por do të ishte”, – Tha ai para ndeshjes Inter-Porto që do luhet sonte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb