Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard doli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së Champions League ndaj Monacos.
“Është ende shumë herët për të thënë nëse jemi favoritë për të fituar Champions League, ndërkohë duhet të mendojmë për të hyrë në tetë më të mirat duke fituar nesër. Nuk po mendojmë për këtë, edhe nëse konsiderohemi si favorit.
Është një ndeshje që ne e përgatisim si të tjerat, por futbolli nuk është i lehtë. Nuk e nënvlerësojmë kurrë kundërshtarin. Dumfries? Ai ka cilësi të jashtëzakonshme”- tha Pavard.
(J.S/BalkanWeb)
