Charlene e Monakos po shërohet nga sëmundja e saj e gjatë, aq sa duket e gatshme të zgjerojë familjen. Thashethemet që vijnë nga principata janë këmbëngulëse. Ajo dhe Princi Albert kanë nisur tashmë procedurat për birësim. Por ka edhe nga ata që argumentojnë se princesha mund të fshehë një pritje të ëmbël. Ajo nuk është parë në publik për një kohë të gjatë dhe arsyeja mund të jetë një shtatzeni e mundshme, gjithnjë e më e vështirë të kalohet pa u vënë re.

Sipas revistës In Touch, Charlene e Monakos dhe Princi Albert janë gati për fëmijën e tyre të tretë. Pas binjakëve 7-vjeçarë Jacques dhe Gabriella, princesha dëshiron të përjetojë sërish emocionin e mëmësisë. Ka nga ata që mendojnë se shtatzënia është në zhvillim e sipër, të tjerë flasin për praktika për birësim në gjendje të avancuar…Ardhja e një foshnjeje të re në shtëpinë e Grimaldit, sipas thashethemeve duket e afërt, por ata direkt nuk kanë bërë asnjë deklaratë.

Ajo që dihet është se Charlene e Monakos ka dashur gjithmonë një familje të madhe, me të paktën pesë fëmijë. Për momentin, në moshën 42-vjeçare, ajo është ndalur në dy, por nuk është e sigurt nese e ka lënë mënjanë ëndrrën e saj përgjithmonë. Princi Albert nga ana tjetër ka 4 trashëgimtarë. Përveç Jacques dhe Gabriella-s, të lindur nga martesa dhe për rrjedhojë konsiderohen të vetmit legjitimë, ai ka edhe Jazmin Grace Grimaldi 20 vjeç dhe Alexandre Coste 19 vjeç.

Nëse Charlene e Monakos dhe Princi Albert do të zgjerojnë përsëri familjen, ndoshta është shumë herët për të thënë. E sigurt është se, pas sëmundjes së saj të gjatë, princesha është në rikuperim total: “Ndihem shumë më e fortë fizikisht. Rruga ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e dhimbshme. Tani që ka rikuperuar shëndetin e saj, mund të jetë koha e duhur për të përmbushur ëndrrën e një mëmësie të re.

(tgcom24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb