Chelsea ka fituar ndaj Sheffield United me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme në Premier League.

Blutë e Londrës që e filluan sezonin me luhatje, duket se i kanë zgjidhur problemet me mbrojtjen dhe sulmin duke shënuar dhe pësuar pak.

Katër herë realizuan të besuarit e Lampard ndaj Sheffield, dy sulmuesë dhe dy mbrojtësa, mes të cilëve dhe Thiago Silva që gjen rrjetën për herë të parë me blutë e Londrës dhe në Premier League.

Ndërkohë pas 6 ndeshjesh pa pësuar gol, portieri i ri Mendy ka pësuar golin e dytë me fanellën e Chelsea-s ndaj Sheffield United duke vijuar gjithsesi me ecurinë pozitive teksa ka ulur në stol përfundimisht Arrizabalagan.

Me këtë fitore Chelsea e sheh veten në vendin e 3-të në renditjen e Premier League, 1 pikë larg kreut dhe 3 nga vendi i 10-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb