Chelsea nuk e ka ndërmend të kthehet në shina këtë sezon. Blutë e Londrës pësuan disfatë 1-2 me përmbysje në shtëpi ndaj Brighton, në ndeshjen e Premier League.

I pari që realizoi ishte Gallagher, pas çerek ore lojë. Mysafirët do përmbysnin shifrat, fillimisht do ishte Welbeck që do vendoste ekuilibrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa i dyti mban firmën e Enciso në minutën e 70-të.

Djemtë e Lampard konfirmojnë edhe një herë edicionin e radhës, vetëm vendi i 11-të në tabelë. Ndeshja e radhës është po në “Stamford Bridge” ndaj Brentford.

Në krahun tjetër, Brentford është në vendin e shtatë, sfida e radhës është në transfertë ndaj Nottingham.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb