Chelsea mbetet sërish në qendër të merkatos, me klubin anglez që vazhdon me daljet dhe hyrjet e shumta. Klubi londinez synon të afrojë në ekip portierin e Nice, Kasper Schmeichel, djalin e Peter dhe fituesin e titullit historik me Leicester në vitin 2016.

Blutë e Londrës lanë të lirë portierin Kepa te Real Madrid në formë huazimi, por dëshirojnë të forcohen për të pasur siguri dhe alternativa me portien e parë Roberto Sanchez.

Portieri danez ka shumë eksperiencë dhe e njeh shumë mirë Premier League, por fakti që Chelsea nuk luan në kompeticionet evropiane në sezonin e ri dhe mundësitë e pakta për të luajtur, e step shumë Schmeichel, pavarësisht se në Angli do të përfitonte më shumë edhe si portier i dytë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb