Chelsea dhe Pochettino ndanë zyrtarisht rrugët, por tani në Londër po punojnë për të gjetur pasuesin e tij. Chelsea është një pankinë e rëndësishme, duke bërë që në media të qarkullojnë emra të ndryshëm.

Tani është bërë në modë, çdo skuadër që kërkon një trajner të ri, për më tepër në Angli, është e pashmangshme që të mos lakohet edhe emri i De Zerbi-t.

Sipas Sky Sports News, De Zerbi është një pistë konkrete, për më tepër është edhe i lirë pasi u largua nga Brighton. Në këtë garë, De Zerbi duhet të mposhtë konkurrencën e Thomas Frank, Enzo Maresca-s dhe Kieran McKenna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: