Në sfidën e fundit të këtij sezoni në Premier League, atë kundër Bournemouth, Chelsea synon tre pikët, për të shpresuar më pas për një vend në Europa League ose Confernece League. Si do të jetë fundi i këtij sezoni, Pochettino është i prerë teksa thekson se askush nuk do të festojë:

“Kemi folur me stafin teknik, kaq nuk mjafton. Nuk do të festojmë, mund të bëjmë vetëm një foto nëse e mbyllim në vendin e 5 ose të 6. Për një shoqëri si Chelsea kaq nuk mjafton, nuk mjafton as për pronarët, as për drejtorin sportiv e as për tifozët. Objektivi i Chelsea-t është gjithnjë të jetë në nivele të larta”, theksoi ndër të tjera Pochettino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: