Me shumë eksperiencë, Chelsea kalon pa probleme Lillë, një fitore e pastër 2-0 që i jep bonus të madh për ndeshjen e kthimit, praktikisht blutë janë me një këmbë në çerekfinale. Në “Stamford Bridge”, kampionët në fuqi nuk e vendosën ndeshjen për asnjë moment në dyshim, kjo dhe për vetë faktin se kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 8-të falë një goli të realizuar nga Havertz me kokë.

Thomas Tuchel shijon formën e shkëlqyer të Kane, me mesfushorin që është rikthyer në nivele shumë të larta, pikërisht nga këmbët e tij lindi dhe goli i dytë teksa në minutën e 63-të dhuroi një asist për Pulisic që nuk fali duke sigluar shifrat në 2-0. Spektator për 90 minuta qëndroi Romelu Lukaku, ndërsa Tuchel befasoi jo pak me deklaratën e tij në përfundim të ndeshjes:

“Ndaj Lille ishte një ndeshje ndryshe. Ideja jonë ishte që të luanim më shpejt, të kishim intensitet në zonë. Romelu nuk është vetëm i lodhur fizikisht por edhe psikologjikisht. Këtë herë zgjodhëm sulmues të tjerë dhe Hazertz ishte në formë optimale”, theksoi Tuchel duke ndezur edhe më shumë diskutimin mbi sulmuesit belg.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb