Në Madrid, në 2025, Vinicius jr ishte kryefjalë, me sulmuesin brazilian që mbylli një vit të vështirë, ku më shumë u fol për një krisje mes tij dhe trajnerit Alonso, një marrëdhënie që mbetet e komplikuar, për të mos thënë e mbyllur përfundimisht pasi kundër tij dolën edhe tifozët. Vinicius ka një kontratë të vlefshme deri në 2027, por negociatat për një rinovim të mundshëm kanë ngrirë totalisht. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea, me blutë që do tentojnë një goditje të bujshme.

The Guardian shkruan se presidenti i Chelsea është gati të investojë 160 milionë euro për të bindur Real Madrid të lë të lirë Vinicius. Me këtë shifër, Vinicius do të shndërrohej në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.
Në Madrid, për herë të parë, po e marrin në konsideratë shitjen e Vinicius pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas pas 18 muajsh, kohë kur i përfundon kontrata. Skenari më i mundshëm është që Real Madrid të shes yllin brazilian në fund të këtij sezoni, gjithnjë nëse këtë periudhë nuk ndodh ndonjë mrekulli dhe Vinicius rinovon kontratën e tij.
