Chelsea ka zgjidhur dilemën e pankinës. Mauricio Pochetino do të jetë trajneri i ri i Bluve të Londrës. Sipas Daily Mail, tekniku i njohur do të udhëtojë nesër nga Barcelona për në Londër, për të nënshkruar kontratën e re.

Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila pritet të zgjasë për 3 vite. Pochetino e njeh mjaft mirë ambientin, pasi më parë ka drejtuar një tjetëer skuadër londineze, Tottenham.

Chelsea kërkon që të lërë pas sezonin aktual, i cili ka qenë jashtë pritshmërive. Skuadra do të përfundojë edicionin me në krye trajnerin e përkohshëm, Lampard.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: